“Kryengritja popullore, në 51 format e mosbindjes civile!”

0
127

Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka vlerësuar mjaft qëndrimin e opozitës nga bllokimi i zgjedhjeve më 30 qershor dhe ka shprehur vendosmërinë se shqiptarët duhet të reagojnë me  ’51 format e mosbindjes civile”.

I pyetur nga gazetarët sot,  pse u tërhoq opozita nga bllokimi i zgjedhjeve më 30 qershor, Berisha tha:

“Ajo bëri mirë. Për mendimin tim bëri shumë mirë. Opozita bëri një tërheqje , kjo është e vërtetë, por bëri shumë mirë, sepse opozita nuk mund të …

Opozita bëri përpjekje të jashtëzakonshme për të demaskuar farsën elektorale, por thirrjes së qytetarëve për të bojkotuar, iu përgjigj masivisht opozita. Më tutje nuk mund të shtynte: liria ime përfundon aty ku fillon liria e tjetrit,” nënvizoi ai.

Po ashtu, i pyetur në përfundim të prononcimit për mediat “ju jeni për rrugë paqesore, zoti Berisha?”, ish-kryeministri deklaroi:

“Kryengritja popullore, në 51 format e mosbindjes civile!”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here