Ja si ndodhi masakra e sotme në Kavajë…Nga grushtat në lokal te përplasja me armë!!!

0
138

Mesdita e sotme rezultoi e përgjakshme në Kavajë, ku dy grupe të rinjsh u përplasën me njëri-tjetrin me armë zjarri, duke lënë të vdekur një person dhe plagosur 7 të tjerë.

Deri më tani janë disa versionet që lidhen me ngjarjen.Një nga shkaqet mendohet të jetë konflikti për zonat e influencës së shpërndarjes së lëndëve narkotike në zonë.

Në ngjarje janë përfshirë dy grupe vëllezërish,

Në njërën anë vëllezërit Eraldo dhe Elio Hyka që kishin në krah vëllezërit Rustem dhe Elton Dedej dhe në krahun tjetër vëllezërit Marjus dhe Denis Aliu, ku i pari ndidhet në spital i plagosur ndërsa i dyti është shpallur në kërkim nga policia së bashku me vëllezërit e krahut tjetër, Eraldo dhe Elio Hyka.

Deri më tani mësohet se vëllezërit Rustem dhe Elton Dedej kishin dhunuar shtetasin Denis Aliu.

Ngjarje e cila kishte ndodhur mbrëmjen e djeshme.

Konflikti thuhet se ka vazhduar edhe ditën e sotme, ku palët e kanë lënë të sqarohen në një lokal, pranë një furre buke, aty ku ndodhi edhe përplasja me armë.

Vëllezërit Eraldo dhe Elio Hyka së bashku me Rustem dhe Elton Dedej, kanë shkuar në lokal për t’u sqaruar me vëllezërit Marjus dhe Denis Aliu.

Por takimi mesa duket nuk ka shkuar si duhet.

Palët janë përfshirë në sherr brenda ambienteve të lokalit fillimisht, ku janë përplasur me grushte.

Më pas ata kanë dalë jashtë lokalit dhe kanë qëlluar me 15 plumba ndaj njëri-tjetrit.

Thuhet se përplasja me armë ka qenë midis vëllezërve Hyka dhe Aliu.

Ndërsa të plagosur kanë mbetur edhe vëllezërit Dedej që ndodhen në spitalin e Durrësit.

Ndërkohë që plumbat kapën edhe shtetasin Sali Mekja, pronar i një lokali përballë dhe mikun e tij shtetasin Arben Hajdini. Ndërkohë që i vdekur mbeti kalimtari Ramazan Hasalliu.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here