“Do e marrim vesh këto ditë nëse do guxojnë vërtet të propozojnë zgjidhje antikushtetuese”

0
104

Analisti i njohur Neritan Sejamini, ka folur rreth situatës aktuale politike të krijuar në sistemin e drejtësisë në Shqipëri.

(Status ne Facebook)

Ambasada amerikane dhe ajo e BE-së kanë filluar, në mënyrë të koordinuar, të përdorin shprehjen pa kuptim “veting rigoroz” për kandidatët e Gjykatës Kushtetuese. Kushtetuta e përcakton qartë se kandidatët duhet të kenë kaluar me sukses vetingun, që ligji e përcakton se do të thotë që duhet të kenë kaluar të dyja shkallët e vetingut.

Kam një parandjenjë se kjo fjala “rigoroz”, e cila nuk figuron as në Kushtetutë e as në ndonjë ligj, është një shpikje e qëllimshme që nesër të na thonë se vetingu në shkallën e parë është bërë aq mirë, pra “rigorozisht”, sa mund t’i zgjedhim anëtarët e GJK-së pa pritur vendimin e shkallës së dytë të vetingut, pra në kundërshtim me Kushtetutën.

Do e marrim vesh këto ditë nëse do guxojnë vërtet të propozojnë zgjidhje antikushtetuese.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here