Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Kukës, ku do të mbajë fushatë elektorale në bashkitë e këtij qarku.
Ndërsa Rama është nisur drejt Kukësit, ka ndodhur një përleshje mes protestuesve dhe policisë.
Më poshtë mund të shihni momentin kur protestuesit çajnë kordonin e dytë trë policisë, pothuajse pa asnjë rezitencë nga këto të fundit, të cilat duket se po ndjekin një taktikë te ndryshme nga Shkodra.
Në këto momente protetsuesit i janë drejtuar aeroportit, por nuk ka informacion sa forca policore janë atje dhe nëse do të lejojnë sërish çarjen e kordonit…