Braimllari: Paska pas hall të madh Ulsiu?! Durim nuk keni parë gjë akoma…

0
138

Sekretari i Përgjithshëm i LSI Endrit Braimallari ka komentuar me një shenim në faqen e tij në facebook sjelljen e kreut të komisionit të ligjeve të Parlamentit shqiptar Ulsi Manja i cili doli i kapur në shkelje të ligjit me pëgjimet e publikuar nga Bild për zgjedhejt në Dibër.

Sipas drejuesit të lartë të LSI, “tani kuptohet qartë pse Ulsiu luftonte, mbronte me Zell të madh zgjedhjen në kundershtim të Kushtetutës Prokuroren e Përgjithshme të përkohshme”.
“Paska pas hall të madh Ulsiu?! Durim Ulsi nuk keni parë gjë akoma…”, shkruan Braimllari.

Ja postimi i tij i plotë:

Ulsi Manja Kryetari i Komisionit të Ligjeve, personi që flet lart e poshtë për një drejtësi të re, të pa kapur, për një drejtësi që do të trondisë vendin, është i kapur zyrtarisht në përgjime nga Prokuroria shqiptare.

I kapur duke shkelur ligjin duke i ofruar gradim në detyrë një shefi policie sepse ai paska dhenë kontribut të jashtëzakonshëm për Rilindjen në fushatë dhe ka realizuar objektivat në Dibër.

Madje, Ulsiu i thotë në përgjim zyrtar që: “ti je per më nalt, na duhesh për gjera të mëdha”…

Për çfarë gjerash të medha i duhet Ulsiut? Për trafik të lëndëve narkotike?? Apo për të mbushur xhepin e Ulsiut me para nga trafiku i drogës?!

Tani kuptohet qartë pse Ulsiu luftonte, mbronte me Zell të madh zgjedhjen në kundershtim të Kushtetutës Prokuroren e Përgjithshme të përkohshme.

Paska pas hall të madh Ulsiu?! Durim Ulsi nuk keni parë gjë akoma…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here