SKANDALI/ Dikur i këndonte Enverit, Goliku ngrihet nga spitali dhe pret Ramën me isopolifoni

0
90

Fushatën e PS-së për zgjedhjet vendore në Tepelenë e ka hapur një emër i njohur dhe një zë i dashur për gjithë publikun, “bilbili” i polifonisë labe, Golik Ali Jaupi.

I njohur edhe për vargjet që shpesh i ka kushtuar politikanëve Goliku kujtoi përpara kryeministrit Rama dhe gjithë të pranishmëve kohën kur këndonte për diktatorin famëkeq Enver Hoxha.

Ai u shpreh se në ’83-in ishte ngritur nga spitali për të kënduar për Hoxhën ndërsa sot do t’i këndonte një tjetër komandanti, ashtu siç e quajti ai Ramën.

Goliku tha se kishte lënë kësaj here spitalin për Edi Ramën, ashtu siç bëri kohë më parë me Enver Hoxhën.

“Përshëndetje populli simbol i Tepelenës
Përshëndetje kryeministri ynë i shquar, i gjithë Shqipërisë dhe miku ynë Edi Rama
Përshëndetje deputetja jonë e nderuar…
Përshëndetje kollosi jonë, gjigandi Tërmet Peçi
Përshëndetje të gjithë të ftuarve…
Do ju tregoj një sekretin tim, popullit tim dhe këtyre udhëheqësave. Në ’83 operuar në Spitalin Ushtarak në Tiranë. Ngrihem i operuar dhe shkoj në Gjirokastër në festival me gjysmë trupi. Këndova atje para komandantit të asaj kohe. Sot ngrihem nga Gjirokasta i operuar dhe vij këtu për këtë komandantin këtu. Tani po ju them: Mirëseerdhe Edi Rama”,- u shpreh ai, ndërsa vazhdoi me vargjet.

Vargjet e Golikut
Mirë se erdhe Edi Rama
Ku nuk të ka shkuar fama
Në Amerikë te Obama
Ti je burrë që s’do reklama

Sot kjo kala me bedena, të thotë mirëseerdhe: Tepelena.
Po të pyeç popullsinë
Thonë të gjithë duam Edvinë
Ja e bën ti Shqipërinë
Ja të tërë ramë në greminë
Je i madh, je burrë shteti, të njeh globi, gjithë mileti
Më krahë Gramozi, Tërmeti, ndriçoni si meteor deti
Ti e ke mendjen të artë, lum ne që të kemi fat
Shkëmbënjtë e Bënçës e lartë do ti bësh autostradë
Më datën 30 qershor, do ti marrç frenat në dorë
Kryeministri ynë madhor, rrofsh sa mali Tomorr
Sot kala me bedena, të thotë rrofsh gjithë Tepelena!

Pjesa nga kënga

“Mirë se vini, mirë se vini miq e të ftuar
Na ka ardhur Edi Rama në sofrën e shtruar
Në 30 qershor do bënet votomi
Kjo është e vërteta ky është dhe provimi”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here