“Duam të dënohemi me 30 Qershor”, artistë, gazetarë… thirrje: Bllokojmë votimet

0
133

Bujar Kapexhiu ishte i pari që e ndërmori nismën e cila ka gjetur një përkrahje dhe përhapje mjaft të madhe në rrjetet sociale me të cilën do të deklaronte se do të dilte dhe do të bllokonte votimet në 30 Qershor.

Kapexhiu deklaroi se ishte gati të dënohej, por nuk do të lejonte votime moniste.
Ndërkohë pas tij edhe aktori i njohur, Neritan Liçaj iu bashkua kësaj nisme duke deklaruar të njëjtën gjë.

Blogeri I njohur Olti Curri dhe gazetari Agim Xhafka janë dy personazhe të tjerë që kanë deklaruar angazhimin e tyre në këtë nismë e cila synon që të mos zhvillohen zgjedhje me 30 Qershor, pasi sipas tyre do të ishin të njëanshme dhe jo demokratike.

“Më 30 qershor unë do të shkoj në qendrën e votimit. Por do shkoj t’u tregoj të tjerëve që të mos votojnë…”, shkruan Xhafka.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here