EMRI/ Zhduket i riu në Durrës, kërkime në ujë e tokë

0
115

Policia e Durrësit është alarmuar këtë pasdite, pasi një 30-vjeçar raportohet të jetë zhdukur prej më shumë se tre orësh në det.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për “BalkanWeb” se bëhet fjalë për të riun Doland Molla nga Skrapari, i cili ka humbur kontaktet me miqtë e tij. Ai kishte shkuar për t’u larë në një prej plazheve të Currilave, por pasi ka hyrë në det nuk ka mundur të dalë dot më prej andej.

Ngjarja e rëndë ka alarmuar dy miqtë e tij, të cilët kanë lajmëruar Policinë Kufitare. Kjo e fundit ka nisur kërkimin tokësor dhe detar, por deri më tani nuk ka mundur të bjerë në gjurmët e të riut.

Drejtuesit e Policisë Kufitare kanë shpjeguar se 30-vjeçari ka lënë në çadër rrobat dhe mjetet e tjera.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here