Braçe merr në mbrojtje Astrit Avdylajn, nuk flitet për punë lekësh dhe votash….

0
125

Gjatë një komunikimi me gazetetarët, zv.kryeministri, Erion Braçe është ndaluar te përgjimet e Shijakut.

Numri 2 i qeverisë, bëri në një farë mënyre, avokatin e Astrit Avdylajt ku duke folur për përgjimet Dako-Avdylaj, tha se se në ato që kishte dëgjuar nuk flitet për punë lekësh dhe votash duke shtuar se prokuroria duhet të thellohet në çëshjten e hetimeve.

‘Kush e thotë që çdo njeri që ndodhet në burg konsiderohet koka e një grupi kriminal?

Njihet edhe institucioni i rehabilitimit. Në përgjimet (Dako-Avdylaj) që kam dëgjuar unë s’flet për punë lekësh e votash.

Për listën e punonjësve duhet ta çoni hetimet edhe në fund. Prokuroria duhet të thellohet në çështjet e hetimeve të saj.

Përgjegjësi i ujësjellësit ka hequr njeri nga puna, ka pasur nën tagër lëvizjen e dikujt? Këtë e përcakton hetimi i prokurorisë’, tha Braçe.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here