Basha thirrje të fortë: Mos u gënjeni nga propaganda e Ramës

0
122

Pas vendimit të BE për të mos hapur as këtë qershor negociatat me Shqipërinë, Lulzim Basha, në nj deklaratë për mediat nga selia e PD, fajësoi kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e tij si përgjegjëse për lënien pas të vendit në rrugëtimin drejt Europës.

“Mos u gënjeni nga propaganda e tij. Ka vetëm një përgjegjës: Rama dhe qeveria e tij. Ka vetëm një arsye: krimi dhe korrupsioni. Sot negociatat do të ishin hapur nëse Shqipëria nuk do të ishte vendi më i korruptuar në Europë. Mos dëgjoni helmet anti-europiane.

Na dhuroi miliarda për shkolla, spitale e rrugë. Na hoqi vizat, na hapën dyert kur u derdhëm në emigracion drejt tyre. Europianët nuk kanë frikë nga shqiptarët nga droga, nuk duan të mbajnë larg shqiptarët por politikanët e kriminalizuar. Nëse Shqipëria nuk do të ishte kthyer në qendrën e drogës, sot do të ishim duke negociuar”, u shpreh Basha,.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here