Rama: Jam tre hapa para…”Bild” i zbulon hapin e parë/ Suksese në jetë Ramë!!!

0
173

Gazeta gjermane ‘Bild’ dhe gazetari i saj, Peter Tiede, kanë njoftuar publikimin e përgjimeve të reja ditën e nesërme.

Një një postim në rrjetet sociale gazetari i prestigjozes, Peter Tiede, i cili konfirmoi lajmin e publikuar më herët në Syri.net,  shprehet se bëhet fjalë për 16 audio përgjime të cilat priten të publikohen pasditen e nesërme.

Audio-përgjimet lidhen me blerjen e votave në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe me dosjet e famshme “339” dhe “184”.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe ish deputeti i PD-së, Luçiano Boçi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Boçi ironizon me kryeministrin Rama teksa i uron edhe suksese në jetë.

“Kur Rama deklaroi pas zhdekretimit të datës së zgjedhjeve se ishte tre hapa para, unë nuk e besova!!! Por paska pasur të drejtë! Nësër “Bild” i zbulon hapin e parë. Dy të tjerët më vonë… Suksese në jetë Rame!!!!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here