“Tanku i kinostudios, gjermani imagjinar i Veliajt dhe busti i Stavre Dolloroviçit në Tiranë”

0
114

Nga Kastriot Dervishi:

Tanku i kinostudios, gjermani imagjinar i Veliajt dhe busti i Stavre Dolloroviçit në Tiranë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, në fushatën agjitative të muajit qershor, në të cilën nuk flitet fare për qytetin, por mallkohet e shahen gjysma e shqiptarëve që janë me opozitën, lëshoi mufkën e radhës me karakter historik. Ai tha dje se gjermanët po prishnin shtëpi me tank, por trimi Vojo Kushi për t’i ndaluar hipi majë tankut dhe hodhi bombën. E tregonte këtë afër bustit të Vojos, por jo aq afër vendit të ngjarjes. Në fakt as italianët dhe as gjermanët nuk prishnin shtëpi se nuk merreshin me punë bashkiake. Veliaj po.
Ngjarja e datës 7.10.1942 njoftohet nga raporti i Kuesturës së Tiranës, datën që ndodhi, nënshkruar nga Pandeli Papalilo. Thuhej se në lagjen “Ismail efendi” ngaqë aty fshiheshin elementë komunistë, forcat e kuesturës dhe milicisë fashiste (shumica shqiptarë dhe pak italianë) rrethuan në mbrëmje shtëpitë, por pritën deri në mëngjes për të filluar sulmin kundër anëtarëve të “organizatës terroriste”, të dyshuar për vepra të mëparshme si djegie shkollash, atentate, etj. Nga përdorimi i bombave prej komunistëve, forcat qeveritare përdorën autoblindet. Si pasojë e luftimeve mbetën të vrarë komunistët Sadik Stavaleci, Xhorxhi Martini, Stavre Dolloroviçi (që ne e njohim si Vojo Kushi) si dhe u arrestua një tjetër (i cili për ironi u burgos nga komunistët pas lufte). Varianti imagjinar i “përleshjes” me tankun (nuk ka pasur tank) i takon një pikture dhe një filmi të kohës së propagandës komuniste. Nuk është e vështirë të kuptohet se formimi historik i Veliajt është një përzierje folklorike midis filmave bajatë të komunizmit dhe tregimeve të gjyshave me përralla dhe heronj imagjinarë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here