Veliaj anulon koncertin me këngëtarët e njohur në ndihmë të Omeldës, ja shkaku…

0
131

Një ditë më parë Partia Socialiste festoi 28-vjetorin e krijimit të saj. Socialistët festuan në çdo qark dhe kryeministri Edi Rama zgjodhi Divjakën, në krah të Braçes për të festuar. Në Tiranë festimet fillimisht u bënë te Amfiteatri dhe më pas u mbyllën me një koktej te selia e PS-së.

Por theksojmë se dje në orën 18:00 ishte planifikuar te Amfiteatri te Parku i Liqenit një koncert, ku fondet do të shkonin për kurimin e studentes Omelda e cila është e diagnostikuar me sëmundjen e rëndë dhe po lufton me të dita ditës.

Faqja “Lolita” shkruan se ky koncert është anuluar për shkak të festës së PS-së. “Dje ishte menduar që të organizohej ky koncerti te amfiteatri dhe fondet të shkonin për kurimin e Omeldës. Por jo, koncerti nuk u zhvillua!

Nuk u zhvillua sepse dje te amfiteatri u festua ditëlindja e Partisë Socialiste. Ishte anuluar çdo projekt që ishte menduar të zhvillohej dje atje, sepse ditëlindja e partisë prevalon mbi çdo gjë.”, shkruan kjo faqe.

Në koncert do të këndonin disa nga këngëtarët e njohur si Aurela Gaçe, Aurel Thëllimi, Erik Lloshi dhe disa të tjerë. Por mesa duket ditëlindja e PS-së kishte më shumë rëndësi se shëndeti i një vajze të re.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here