“Presidenti Meta nuk do të shkarkohet”/ Analisti: Ka rënë shteti i së drejtës

0
115

Analisti Besnik Mustafaj e sheh deklaratën e fundit nga Këshilltari i Presidentit të Republikës Ilir Meta si një përgjigje për maxhorancën për të dhënë se ai është i vendosur të mos tërhiqet nga dekreti i tij. Në studion e News24, Mustafaj u shpreh i bindur se Presidenti Meta nuk do të shkarkohet. Ndërsa risolli në vëmendjen një rast analog të situatës mes parlamentit e Presidentit, të vitit 2010 të parlamentit me kreun e bashkisë së Tiranës, atë kohë Edi Rama.


“Presidenca kishte për qëllim për t’i dhënë një përgjigje maxhorancës për t’i thënë që ai është i vendosur të mos tërhiqet nga dekreti i tij.
Meta tregon vendosmërinë e tij ndaj dekretit që ka nxjerrë, besimin e tij se ka një bazë ligjore dhe institucionet të cilat implikohen në rast gjykimi të këtij dekreti, pra që KQZ është i detyruar të zbatojë dekretin e presidentit dhe që dekreti mund të gjykohet vetëm nga Gjykata Kushtetuese.
Në parlament i gjithë debati u zhvillua për të arritur në përfundimin se dekreti i Presidentit është i pavlefshëm. Maxhoranca por edhe Gjuzët e opozitës u përqendruan tek vlefshmëria e dekretit.

Në vitin 2010 një akt i ngjashëm, parlamenti ka bërë një komision hetimor për lejet e ndërtimit, ka shpall një vendim të ngjashëm që lejet e ndërtimit të dhëna nga Rama ishin nul dhe Rama e ka çuar në Kushtetuese dhe gjykata ka vendosur që parlamenti nuk mund të vendosë. Pra, Parlamenti kishte arritur në përfundimin se lejet e ndërtimit ishin nul, të pavlefshme dhe Gjykata Kushtetuese nisur nga ankimimi i Ramës arrin në vendimin se parlamenti nuk mund të përcaktojë vendimet e një institucioni tjetër si absolutisht të pavlefshme. Është analoge fryma”, tha Mustafaj.

Sipas tij, situata është e rëndë sepse shteti ligjor po bie. “Pres në mënyrë emergjente një platformë nga kryetari i maxhorancës dhe nga i opozitës. Unë kam biseduar me ndërkombëtarë dhe iu kam thënë se çfarë do thuhet më 1 korrik nëse bëhen zgjedhjet. Se ishin të ndershme? Situata është shumë komplekse. Pa Gjykatën Kushtetuese nuk e shkarkon dot maxhoranca presidentin. Jam i bindur se nuk do shkarkohet”, deklaroi ai.

Nga ana tjetër, Mustafaj pyet nëse opozita ka strategji për të treguar se kauza e saj janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. “Që kur ka dalë dekreti i presidentit, opozita e parëndësishme, është lajm i pestë, i gjashtë”, tha Mustafaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here