Shihni cfarë më shkruan miku im Qenan K., me profesion berber:
Nga Artan Fuga
Ore e njohin këta deputetët procedurën administrative apo jo?
Kodi i procedurave administrative
Seksioni 4
Anulimi dhe shfuqizimi i aktit administrativ
Neni 113
Procedura dhe pasojat e anulimit dhe shfuqizimit
1. Një akt administrativ mund të anulohet apo shfuqizohet, kryesisht nga organi publik që ka kompetencë të nxjerrë aktin, nga organi i tij epror apo nga një organ tjetër i parashikuar shprehimisht me
ligj.
2. Anulimi i një akti administrativ ka pasoja për të shkuarën, ndërsa shfuqizimi i aktit administrativ ka pasoja vetëm për të ardhmen. Anulimi dhe shfuqizimi mund të jenë të pjesshëm apo të tërësishëm.
3. Anulimi ose shfuqizimi bëhen me një akt të ri me shkrim, i cili anulon, shfuqizon, ndryshon apo plotëson aktin e parë.