Denoncim i fortë nga ish-deputeti: Del teza e provimit të maturës, krim shtetëror…

0
316
Luciano Boci, duke hyre ne nje mbledhje te deputeteve te opozites ne qytetin e Durresit. Deputetet e opozites kane bojkotuar serish seancen parlamentare te radhes, duke u mbledhur ne Hotel Adriatik ne plazhin e Durresit. /r/n/r/nLuciano Boci, enters a meeting of opposition MPs in the city of Durres, boycotting the next session in Parliament.

Ish-deputeti i PD-së, Luçiano Boçi, përmes një postimi në facebook, denoncon daljen e tezës së provimit të maturës, ekzaktësisht teza e letërsisë dhe gjuhës. Ai thotë se kjo është një tallje gjigande që qeveria i bën maturantëve. ”Pas kësaj pse duhet të qëndrojnë në Shqipëri fëmijët tanë, kur këtu stimulohet e fiton çuni i partisë, goca e qeverisë, i forti i krimit, i shkathti i shkollës? Pas kësaj, pse duhet të heshtin prindërit, maturantët? Padrejtësia e sotme lë gjurmën e saj tek brezi dhe bëhet shtrat i padrejtësive të tjera. Turp dhe skandal i vërtetë! Ky KRIM SHTETËROR është i papranueshëm e duhet dënuar”,-shkruan Boçi në facebook.

Postimi i plotë

Kjo nuk është më Maturë Shtetërore! Ky është Krim Shtetëror. Një tallje gjigande, shpërfillje, hedhje poshtë, shkelje me këmbë e çdo merite, mundi e djerse që Rama, Besa e pabesia qeverisëse i bën maturantëve. Fare pak pas fillimit të provimit të Letërsisë, sikurse ndodhi me Anglishten, testi del e përhapet kudo! Pas kësaj pse duhet të qëndrojnë në Shqipëri fëmijët tanë, kur këtu stimulohet e fiton çuni i partisë, goca e qeverisë, i forti i krimit, i shkathti i shkollës? Pas kësaj, pse duhet të heshtin prindërit, maturantët? Padrejtësia e sotme lë gjurmën e saj tek brezi dhe bëhet shtrat i padrejtësive të tjera. Turp dhe skandal i vërtetë! Ky KRIM SHTETËROR është i papranueshëm e duhet dënuar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here