‘U qërrofshi, ju zëntë buka e fëmijëve’, ish-ministri i Jashtëm sqaron deklaratën e bujshme…

0
7

Flet për newsbomb.al politikani, ish-ministër i Jashtëm Neritan Ceka i cili bëri një deklaratë të bujshme mbremë në emisionin e Artur Zhejit duke mallkuar shqiptarët që shkojnë në votime.

“Jam kundër partive, të mblidhen dhe të themi: zotërinj, shqiptarë, në 30 qershor ju vraftë Zoti nëse shkoni në votime. Jeni të marrë dhe ju vraftë Zoti! E kam të drejtë se unë më shokët e mi e kam dhënë këtë votë që duan ta shperdorin, I zëntë bukën e kalamajve! Në dhjetor edhe unë kam pas kalamaj, ai që shkel mbi votën iu qërrofshin sytë, nuk di çfarë mallkimi tjetër të them”, tha Ceka.

Por ndërkaq, i kontaktuar nga newsbomb.al, ai thotë se nuk e kishte për ata shqiptarë që shkojnë në zgjedhje më 30 qershor por për ata të cilët vjedhin dhe deformojnë një votë.

Newsbomb.al: Deklarata juaj mbrëmë në emisionin e Artur Zhejit ka bërë bujë të madhe dhe është komentuar pafund në rrjetet sociale. Keni mallkuar shqiptarët që shkojnë të votojnë më 30 qershor. A i qendroni asaj deklarate edhe sot?

Ceka: Nuk kam folur për 30-qershorin por për shitjen dhe blerjen e votave, për ata që defotrmojnë demokracinë. Për të 30 qershorin ka kohë për tu zgjidhur, por unë besoj se nuk do bëhen ato votime, puna është që ato duhet të jenë të ligjshme dhe tashmë janë çdekretuar nga presidenti.

Newsbomb.al: Në fakt terminologjia e përdorur nga ju është shumë e rëndë dhe ka habitur shumëkënd…

Ceka: I kam mallkuar ata që vjedhin dhe deformojnë një votë për të cilën kam vënë në rrezik veten time në ’90-ën dhe besoj kam këtë të drejtë.  Ata që janë megjithmend fajtorë mund ta ndjejnë, unë nuk jam as profet dhe as i shenjtë, mallkimi është simbolik, dhe s’ka të bëjë me pasoja katastrofale. Janë ata që kanë mallkuar popullin me një qeverisje që nuk ndjen më përgjegjësi./marrë nga newsbomb.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here