Sekretari për çështjet ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News 24 komentoi dekretin e një ditë më parë të Presidentit Ilir Meta, për të shtyrë 30 qershorin si ditë të zgjedhjeve. Gjata tha se Presidenti me dekretin e tij shmangu përplasjen civile, ndërsa shtoi se zgjedhja e krizës në vend mund të vijë vetëm me largimin e kryeministrit Rama.
“Opozita dogji mandatet, pas djegies nuk pranoi të hynte në zgjedhje. Pse? Sepse Rama është koka e krimit të organizuar. Në këtë rrethana jemi. Atëherë opozita dogji mandatet dhe u vu në krye të pakënaqësisë zgjedhore. Presidenti me dekretin çfarë bëri? Shmangu përplasjen civile.
Një rrugë ka, dorëheqja e zotit Rama si shef i Avdylajve. Rënia e Edi Ramës do të thotë pengimi i gjithë krimit të organizuar, nëpërmjet qeverisë tranzitore. Pikën ja vuri, gazeta më e madhe gjrmane ‘Bild’. Si mund të hynim ne në zgjedhje në datën 30. Ça besimi mund të kemi te kjo gjykatë sesi shpatë mbi kokë pret Vettingut. “-tha Rama.