Gjatë fjalës së tij para mijëra protestuesve, kreu i PD Lulzim Basha u shpreh se, dekretimi i zgjedhjeve të 30 qershorit është vetëm një pjesë e fitores.
Ai ftoi qytetarët të mos prekin asnjë punonjës policie me uniformë.
“Zemërimi juaj është i ligjshëm, por ka vetëm një njeri që do dhunë, është njeriu që do ti shpëtojë gjykimit të popullit dhe Europës. Ky është Rama dhe banda e tij. Gjykimi i Europës po vjen, gjykimi i popullit është i pashmangshëm. Mos cënoni asnjë polic me forcë, që do të rreshtohen përkrah jush shumë shpejt.
E gjithë bota e pa se si Edi Rama ka ardhur në pushtet. Me dhunën e kriminelëve. Kryeministri ilegjitim, kryeministri i Avdylajve e mori pushtetin me kriminelë. Kjo është vepra e kryeministrit të Avdylajve. Rama ik.
Me dhunë e ka marrë pushtetin. I kapi të gjitha. Kapi drejtësinë. Popullim është institucioni i vetëm. Rama ik”, u shpreh Basha.