Takimi elektoral i Edi Ramës me Erion Veliajn në zonën e “Shallvareve” në Tiranë dhe kafja me kandidatët e Këshillit Bashkiak, ka nxjerrë në pah konfliktin e heshtur me ish-ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Ajo që ra në sy gjatë takimit ishte fakti se Xhafaj ndryshe nga të tjerët nuk është ngritur në këmbë për të pritur Edi Ramën, ndërkohë që edhe shtrëngimi i duarve ka ndodhur duke shmangur vështrimin me kryeministrin.
Xhafaj është parë të qëndrojë shumë afër Erion Veliajt, ndërkohë që kryeministrit i është drejtuar me “Ju”.
Në një moment të parë, Rama ka tentuar të hapë bisedën me Xhafën, por ky i fundit në video duket se nuk i është përgjigjur.
Ndërkohë që në një moment të dytë “akulli” është shkrirë, pasi Xhafaj i ofroi Ramës makiato, por ky i fundit bëri të ditur se nuk është në preferencat e tij.