Çlirim Gjata, Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, u shpreh sot se publikimi i përgjimeve janë mesazh për kryeministrin Edi Rama.
“Kjo është kur kryeministri nuk sheh më larg se hunda e vetë. Donte të përplasej me Zërin e Amerikës dhe me Bild. Çfarë janë këto që po publikojnë këto media? Janë mesazhe për kryeministrin: “Ta kemi dosjen, zgjidh krizën”, u shpreh Gjata.
Sipas tij, kreu i qeverisë është kapur në krim, duke u bërë rrezik edhe për Europën.
“Kryeministrin e kanë kapur me të dyja duart në kriminalitet. Një person që është në kërkim për trafik ndërkombëtar të ketë të tilla lidhje politike. Po shihet si rrezik i madh për Europën. Gjermania kërkon ta pastrojë këtë gjë pasi po pengohet projekti i madh gjerman për Ballkanin Perëndimor ka ngecur. Ndaj dhe po i nxjerr “Bild” këto. Kryeministri ti thërrasë mendjen! Çfarë do të bëjë për të zgjidhur krizën? Duhet të japë dorëheqjen, ndrshe nuk ecën”, u shpreh sekretari për çështjet ligjore në PD, Çlirim Gjata.
Në studion e Syri.net, Gjata tha se gjithçka po sjell kjo qeveri është kriminale.
“Thërret mbledhjen e PS Durrës, kjo është çfarë është. Ç’lidhje ka Niçja i Durrësit thërret mbledhjen e PS? Ç’do një trafikant ndërkombëtar?Ulemi si ato hienat dhe ndajmë postet, pazaret. Sot ishim përgatitur për tu marrë me VKM e Teatrit, sot doli kjo dhe e rrëzoi. Gjithçka çka po sjell kjo qeveri është kriminale”, u shpreh Gjata,
Sa i përket çështjes penale, Gjata i kërkoi prokurorisë, pse nuk po e heton dosjen e famshme “339”.
“Ne kemi kërkuar pse nuk hetohet dosja ‘339’. Po flas si jurist. Unë nuk po them ta arrestosh, por ç’punë ka ai, ku e gjen sigurinë ai ti kërkojë drejtorëve listat. Kjo është tragji-komike. Kush është ky që ka aq fuqi? A është indicie kjo? Ja ky janë provat. Unë nuk po bëj akuzë, pse nuk hyn në burg ky. A është dyshimi i arsyeshëm i mbështetur në prova? Pse nuk vepron me to?
Kur ai bisedon me atë votuesin për blerje votash, apo për punë të ndryshme me kreun e baskisë, çfarë hetimesh ke bërë? A ja dhënë leje ndërtimi, licenca? Kujt u janë dhënë? N.q.s bëhen të gjitha indiciet bashkë atëherë kthehen në prova”, deklaroi Çlirim Gjata.