Nga Ylli Manjani
Ç’llogjike!
Taulant Balla, duke folur për DW, konkludon se negociatat do hapen këtë vit. Por këtë konkluzion, po Taulanti e bazon në ngjarje që nuk kanë ndodhur ende.
Së pari, Taulanti thotë që “Qeveria Gjermane ende nuk ka një opinion zyrtar për çështjen e negociatave”. Atëhere nga e merr sigurinë Tao që negociatat do hapen, kur qeveria Gjermane ende se di këtë gjë?!
Së dyti, po Taulanti thotë se ” deputetët gjermanë të CDU/CSU kanë opinione të ndryshme..” .
Me të njëjtën logjikë, mbetet e njëtja pyetje: nga i vjen siguria Taos, kur edhe Parlamenti Gjerman është i pavendosur?!
Së treti, vendimi nëse hapen ose jo negociatat e Shqipërisë me BE e merr Parlamenti dhe jo qeveria Gjermane. Kështu ka qenë që prej vitit 2009.
Por këtë nuk e thotë Taulanti. Por, një të vërtetë ama e pranon që negociatat nuk na qenkan hapur siç thanë vjet dhe, tani në qershor siç premtuan nuk i hapën dot.
Besoj kur të kenë marrë pa zgjedhje demokratike 61 bashkitë, Europa do ta ketë më “të thjeshtë” t/ua çelë negociatat… Kaos llogjik i paparë!