Britma mbi trupin e të riut/ E pushuan nga puna si mësues, 30-vjeçari hidhet nga kati i 7-të

0
103

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë, ku një 30-vjeçar me inicialet A.A i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i 7 i pallatit ku jetonte në Yzberisht.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “3 Dëshmorët”, ndrsa policia shprehet se akti është ndërmarrë në kushte depresioni.

Por pas kësaj ngjarjeje, Syri.net shprehet se gjithçk ka ndodhur pasi i riu ishte pushuar nga puna si mësues. Nuk dihen se cilat kanë qenë arsyet e heqjes nga puna, por si duket kjo ka shkaktuar depresion i cili ka çuar edhe në kryerjen e këtij akti të rëndë.

Po ashtu mësohet se i ndjeri 30-vjeçar ishte i fejuar.

Në videon e mëposhtme shihet vendi ku ka ndodhur ngjarja dhe një e afërme e të ndjerit që vajton me britma mbi trupin e 30-vjeçarit i cili dergjej përtokë.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here