25- vjeçari xheloz mbyt të dashurën në pishinë, nuk dëshironte që ajo ti fliste djemve…

0
293

Një mashkull xheloz ka mbytur të dashurën e tij, pasi nuk dëshironte që ajo ti fliste djemve të tjerë.

Robert McWhir, 25 vjeç, nga St Neots, Cambs është akuzuar nga gjykata britanike për vrasjen e të dashurës së tij Marissa Aldrich. Prokurori Peter Gair tha: “I pandehuri Robert McWhir, referuar nga shumë dëshmitarë akuzohesh për vrasjen e të dashurës tuaj, Marissa Aldrich.

McWehir, mbyti të dashurën e tij në pishinë në vilën e tij në Farm në St Neots, Cambridgeshire. Më herët se të ndodhte ngjarja tragjike Robert dhe Marissa kishin qenë për një vizitë tek miqtë e tyre dhe janë dëgjuar të diskutonin me njëri –tjetrin. Më pas ata u larguan dhe ikën në banesën e tij, ku dhe McWhir në debat e sipër i zhyti kokën të dashurës në ujë.

Gjatë kohës kur ishte duke mbytur të dashurën, McWhir ka marrë një telefonatë nga një mik i tij, të cilit i ka thënë “Po e vras, po e vras”.

Aldrich, 29 vjeç, ndërroi jetë pasi mbërriti në spitalin Hinchingbrooke më 22 Dhjetor 2018.

Nuk ishte hera e parë që McWhir përballej me drejtësinë britanike, më parë ai ishte ndaluar nga policia, pasi kishte shkatërruar një dritare në banësen e të dashurës së tij.

Prokurori e përshkroi atë si një “njeri xheloz dhe që zemërohej shumë shpejt”. Dënimi për McWhir do të jepet ditën e martë

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here