Nesër protestë kombëtare/ Këlliçi akuza të forta ndaj Veliajt: Show me fëmijët, ndërkohë që i helmon me gazlotsjellës…

0
71

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka akuzuar kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj se bën show me fëmijët duke i mbajtur në krah për 1 qershor, ndërkohë që në krahun tjetër i bombardon më gazlotsjellës për ti nxjerrë nga shtëpia.

Në një postim në profilin e tij në facebook, Këlliçi shkruan se janë 60 mijë fëmijë sot që ushqehen njëherë në ditë.

Ai u ka kërkuar qytetarëve që ti bashkohen masivisht protestës së nesërme përballë zyrave të Ramës në Bulevard.

‘Kryemashtruesi i Tiranes ne shfaqjen e tij te turpshme duke bere politike me femijet ne krahe, eshte deshmi e asaj qe duhet te bejne shqiptaret sot, qe neser mos te jete vone. Duhet te largojme njehere e pergjithmone politikanet e tipit Erion Veliaj qe nga njera ana u hedhin gaz lotsjelles femijeve ndersa jane ne gjume per tu prishur shtepite, e nga ana tjeter bejne shoë me femijet ne krahe kur duan te vjedhin Shqiperine.

Duhet t’u japim fund njehere e pergjithmone politikaneve te tipit Veliaj qe nga njera ane vret te rinj si Ardit Gjoklaj, e nga ana tjeter blen me afera si ajo e Teatrit Kombetar, prokuroret per te mbyllur ceshtjet e tij para drejtesise. Duhet t’u japim fund njehere e pergjithmone politikaneve te tipit Veliaj qe nga njera shkaterrojne hapesira te gjelbra per te ndertuar kulla, e nga ana tjeter flasin per mirqenien e femijeve qe sot argetohen neper hapesira betoni.

Sot 60 mije femije ushqehen vetem nje here ne dite, ndersa Erion Veliaj krihet mbi miliona euro abuzime me pushtetin e tij.

Sot cdo familje ne Tirane paguan me shume para per dritat, ujin, tarifa, taksa dhe ka me pak mundesi per te plotesuar nevojat e femijeve.

Sot cdo shqiptar duhet te mendoje per femijet duke i treguar vendin politikave mashtrues dhe te korruptuar.

Neser cdo prind duhet te bashkohet ne Bulevardin Deshmoret e Kombit, per #Shqiperinesieuropa date 2 qershor, ora 19:00.”, shkruan Këlliçi.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here