Berisha: Ja si publiku i ndëshkoi me përçmim, Zografin Bis, Miladinin shqipfolës dhe Argatin ‘in chef’

0
113

Ish-Kryeministri Sali Berisha nuk e ka kaluar në heshtje, “aksionin” në të cilin u hodhën Edi Rama dhe Hashim Thaçi mbrëmjen e djeshme, për t’i bërë hije dhe hedhur poshtë në të njëjtën kohë në televizione, denoncimet e forta të tij në televizionin T7 të Kosovës, në adresë të të dyve. Berisha ka deklaruar sot se “matjet në kohë reale të audiencës ishin diskretituese për ramën e Thaçin dhe se ato dëshmuan përçmimin dhe ndëshkimin e publikut.”

Nga Sali Berisha.

Mbrëmë isha në “T7” në “Pressing” me Berat Buzhalën dhe Leonard Kërqukin, dalje e njoftuar ditë më parë.

Të tmerruar nga denoncimet dhe dëshmitë e mia eventuale në “Pressing”, Zografi Bis, Miladini shqipfolës me urdhër të Baton Stanishiq, vrapuan të uzurpojnë në të njëjtën kohë me “Pressing”, tre ekrane televizive në Shqipëri dhe në Kosovë, vetëm e vetëm që të bënin zhurmuesin e denoncimeve dhe dëshmive të mia për aktet e tyre antikombëtare.

Matjet në kohë reale të audiencës ishin diskretituese për Zografin Bis, Miladinin Shqipfolës dhe Argatin in chef.

Ato dëshmonin përçmimin dhe ndëshkimin e publikut, jo vetëm me komentet, por mbi të gjitha me injorimin e tyre.

Këtu më poshtë keni një artikull të matjeve në kohë reale të audiencës time në “Pressing T7” dhe të Zografit Bis e të Miladinit shqipfolës në TCH dhe TV Dukagjin e Abcnews, që dëshmon nivelin banal të audiencës së këtyre dy të fundit!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here