U zgjodh deputete në PE, këshilltarët e PD në Gjirokastër propozojnë Kokalarin si “Qytetare Nderi”

0
110

Nënkryetari i PD Gjirokastër njëkohësisht këshilltar në Këshillin Bashkiak të Gjirokastrës Beqir Gjika, ka propozuar për të nderuar deputeten e re të PE, Arba Kokalarin, me origjinë nga Gjirokastra.

Gjika propozimin e ka përcjellë për këshilltarët e pranishëm gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit Bashkiak të Gjirokastrës. Propozimi i nënkryetarit të PD Gjirokastër, duket se gjeti konsensus nga të gjitha palët në këshill çka u la që në mbledhjen e ardhshme, kjo nisme të konkretizohet.

Arba Kokalari u zgjodh fundjavën që shkoi, deputete në PE nga lista e Partisë Progresiste Suedeze duke qenë e para shqiptare në legjislativin më të rëndësishëm të kontinentit. Arba Kokalari është pasardhese e disidentes Musine Kokalari.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here