Plas sherri në emision, Laert Vasili kapet keq me Tritan Shehun, ja çfarë ndodhi…

0
117

Gjatë diskutimeve në studion e emisionit “Dritare me Rudinën” në News 24 kanë qenë të shpeshta përplasjet mes aktorit Laert Vasilit dhe ish-deputetit Tritan Shehu, kur vjen fjala tek situata politike.

Laert Vasili sulmoi disa herë lidershipin e PD-së, Lulzim Basha, por Shehu ja ktheu me argumente.

Debati në studio:

Laert Vasili: Bëni ndonjë kurs për të mësuar himnin

Tritan Shehu: Ti shko tek teatri, mbro teatrin se po jua shembin teatrin

Laert Vasili: Shko jeto poshtë urës. Kthehu tek shajaku, tek guna, shko tek kallamishtet

Tritan Shehu: Shko mbro teatrin ti. Apo të kanë thënë të recitosh sot

Laert Vasili: Ata njerëz i merrni aty me zor. Cfarë do ju zgjidhë problemin një njeri që ishte ministër kur u vranë 4 vete, që për faljen e detit nuk mbajti asnjë përgjegjësi? Shqiptari se ka kujtesën si peshku i kuq.

Tritan Shehu: Këtu njerëzit vijnë për të recituar Rudina, po s’ka problem.

Laert Vasili: Do largohem nga emisioni po vazhdoi të më fyejë kështu

Tritan Shehu: Ne do luftojmë për të vendosur demokracinë në këtë vend

Laert Vasili: Dhe demokracinë e vendosni duke djegur mandatet?

Tritan Shehu: Ishte një veprim jo i gëzueshëm por i detyruar dhe i domosdoshëm

Laert Vasili: Më shihni në sy, përtej humorit… një burrë kaq i mençur, vërtet mendoni se ju drejton ai që sot është kryetar i PD?

Tritan Shehu: Unë e kuptoj problemin që ke ti

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here