NCË, NCË, NCË, APO JO, JO,JO

0
162

Nga Brikena Bogdo

Jo, Jo, Jo, Jo, Jo, Jo, Jo, Jo, Jo, Jo. Pesëmbëdhjetë minutat e JO-së së madhe të kryeministrit aktual, drejtuar publicistit Andi Bejtja, në një emision televiziv, më ktheu në kohë 20 vite përpara, kur punoja në Alba Televizion. Asokohe, për minuta me rradhë, më përplaste në fytyre, përgjate një interviste ncë, ncë, ncë, ncë, ncë, asnjë fjalë më tepër, duke e cilësuar nihilizëm. Nuk është se nga ana karakteriale, ka ndryshuar dicka, thjesht “ncë” është nihilizëm më i sofistikuar, ndërsa JO-ja e sotme është pa petk, pa etike, harbute. Nihilizëm i shfaqur egër, total, për cdo gjë dhe për cdokënd. Pa kuptuar, edhe ashtu, në mënyrë inkoshiente, edhe punën e tij e degradoi në nihilizëm. Tashmë lojtarët kanë ndryshuar pozicionet. Është publiku shqiptar, të cilit i përplas në fytyrë nihilizmin, duke e mohuar totalisht, si figurë politike, si figurë kryeministrore, si figurë njerëzore. Nihilistit i është kthyer në  boomerang, nihilizmi i tij.

Për mënyrën se si e ndërtoi strategjinë mediatike, shkruajta një analizë në shtypin e shkruar, përpara dhjetë vitesh, ku krahas ncë, ncë-së, tregoja hollësisht se si Rama, më pas Kryetar Bashkie, fuste kthetrat nëpër televizionet private, për t´i nënshtruar dhe dominuar ato, për të ngritur gradualisht, perandorinë mediatike të tij, aty ku ka arritur sot.

Në atë kohë, reagimet, apo komentet e portaleve ndaj shkrimit tim ishin diku, diku shpotitëse, por kishte edhe mjaft fyese. Ishte viti 2009, kur une publikoj shkrimin “Perandoria mediatike e Edi Ramës”. Në atë periudhë, Edi Rama ishte në ekspansion politik, dhe sulmin ndaj medias e realizonte në mënyrë tejet të sofistikuar, me „Xhorxhët“ që ishin të gatshëm, të shkatërronin imazhe gazetarësh.

„Uuiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii….. këtë shkrim unë e përdor, sic tha dhe ai i ‘MADHI’, për letër higjenike….. një nga shkrimet me injorante gazetareske që kam lexuar nonjëherë……fund e krye…. kam qesh me të madhe kur lexova, se si kjo …goca…. i përshkruante masonët. bile bile thote edhe qe me fale se u zgjata…hahahahahha. ore vetem ‘da vinci code’ eshte perkthyer ne shqip me konspiracira te tilla????  mos u merrni me thashetheme (sidomos ata qe jane gazetare)….. ky artikulli eshte si histori me vampira…. e imogjinoj intervisten e ksaj me edin dhe ….. ‘shoh’ nje film ku ..mes nje dhome te kuqe nje goce e vogel dhe e druajtur (si tek ‘bukuroshja dhe bisha’) pyet me ze te mekur bishen …dhe bisha me dhembet e vampirit dhe me gjak qe i pikon nga buzet i kthehet me nje inat te papare dhe i thote NCUK!!! heshtje…. perjashta po vetetin sikur ka harrit fundi i botes….. ne fund bisha i pushton te gjitha gjerat dhe kjo goca martirizohet per te miren e popullit te saj….koment 07 shtator 2009 (Xhorxhi, portali “peshku pa uje”).

Ky koment më duket sikur është publikuar sot, me të vetmin ndryshim që, nuk është më Xhorxhi, që komenton, por tashmë vetë Rama, me po të njëjtin fjalor, e njëjta psikë, denigrim, baltosje, me po të njëjtën tipologji fjalësh: idiote, kazan, injorant, jeni për tu qarë hallin, të paaftë, budallenj, pa shkollë…etj

Në fakt figuracioni i përmendur nga Xhorxhi, më pas u bë një realitet. Ai parashikoi qartësisht, se si do të shndrrohej Edi në një bishë gjakatare, me dhëmbë vampiri, për të pushtuar gjithcka, dhe për të mohuar dhe penguar cdo përpjekje për zhvillim të këtij vendi. Bisha, me gjak nëpër dhëmbë, më pas iu turr televizioneve edhe më të mëdha. Pasi i mposhti edhe ato, i është hapur një problem shumë i madh, si t´iu vërsulet apo të mposhtë, VOA, BILD, STERN, M6, etj. Kryeministri ende nuk e ka të qartë, që në mediat e huaja, burimi është i mirkonfirmuar? VOA, BILD,  janë gjigandë mediatik, që as e mendojnë të mos e konfirmojnë burimin. Kryeministri që nuk ka punuar me media të huaja, por vetëm ka shitur dhe blerë pushtetin, median, votën, projekton vetveten. Është një teori në psikologji, e quajtur projektim i vetvetes (atë që bën vetë e projekton te tjetri). Tashmë figura e tij dhe hija e shitblerjes se pushtetit, medias, në cdo kohë e hapsirë, është bërë një e pandarë. Këtë figurë-hije, me një mijë nuanca të zeza, kërkon ta projektojë diku tjetër, kudo ku nuk arrin perandoria e tij mediatike.

Nëse deri dje. ishin Xhorxhët që flisnin në emër të tij, nëpër portale, duke denigruar figurën e cdokujt që guxonte të prekte të “MADHIN”, sot ai vetë flet kundër Kadrinjve, apo kujtdo që guxon, ta kundërshtojë, tashmë pa asnjë drojë, nëse do të etiketohet nihilist, apo jo, tallës, fyes, arrogant, sepse tashmë pushteti i tij është absolut. Është një figurë që ka evoluar, në pushtetin e tij personal, drejt nihilizmit dhe absolutizmit.

Koha tregoi që nuk ishte shkrimi im fiction, por një realitet,  madje i frikshëm. Reagimi i Xhorxhëve sot tingëllon foshnjarak, pasi po vërtetohen pikë për pikë ato që unë kam shkruar 10 vite më parë. Por, sigurisht, këta komentues janë pjesë e startegjisë mediatike, për të shkatërruar cdokënd që do të guxonte, të prekte sado pak, këtë perandori të të MADHIT, të madhërishëm. Edhe sot me këto struktura marjonetash, funksionon drejtoria mediatike në Kryeministri, që fshin e bën komente kudo e kurdo.

Edi Rama nuk është individ, por strukturë shumëvjecare,  formacion, piramidë, fuqi e nëndheshme masonike. Rrënjët e këtyre strukturave janë shumë të thella, ndërsa Rama thjesht një buratin. Buratinin e lëviz lehtësisht kjo strukturë e nëndheshme, por publiku nuk e shkul dot lehtë, pa shkulur krejt strukturën e nëndheshme. Po e botoj shkrimin te plote:

“Në mesin e shekullit XVI, veçanërisht në Gjermani, filluan të lulëzonin disa shoqëri masone (ose të fshehta), që mbi gjithçka dëshironin pushtetin, ose më saktë dominimin absolut. Një grusht shumë i vogël njerëzish, që dominojnë politikisht, financiarisht, mediatikisht pjesën tjetër. Ata kanë një ndjesi nihiliste ndaj kësaj pjese tjetër, të mbetur.

“Një nga qëllimet e tyre kryesore është të kontrollojnë median, për të mundësuar kontrollin e masave përmes informacionit. T’i mësosh masat, që të përmbushin vetëm kënaqësitë e tyre, sepse në një shoqëri të degraduar, në konfuzion, të gjithë kërkojnë një mbrojtës, ose një mirëbërës ndaj të cilit të nënshtrohen lehtë. Mbase e shpjegova pak gjatë thelbin mason për median, por jo pa qëllim. Filozofia e pushtimit mediatik të Edi Ramës, përkon pikë për pikë me filozofinë masone, për një dominim dhe forcim të pushtetit, nëpërmjet medias”.

Që në kontaktin tim të parë me të, si ministër i atëhershëm i Kulturës, kur i kërkova një intervistë për emisionin tim “Laborator”, në televizionin e parë privat Alba TV, më transmetoi natyrën e tij nihiliste. Përgjigjet e intervistës ishin vetëm tinguj mohues, por assesi ndonjë fjalë e shqiptuar saktë, “pastër, me diksion (si e përdor sot diksionin përgjatë pushtimit mediatik). Intervistën unë e prezantova tek kolegët, shefat dhe publiku “cuk” ose “ncë”. Pas çdo pyetje timen, sado serioze, z. ish-ministër i Kulturës përgjigjej “cuk”, ose “ncë”. Atëherë pyetjet e mia për rrjedhim vazhduan: “Ju jeni nihilist? – Ncë. Atëherë ju jeni altruist? – Ncë, cuk. Atëherë ju pëlqen ngjyra e kuqe? Ncë-ncë. Apo ju pëlqen ngjyra blu? Cuk-cuk. Se çfarë ishte dhe se çfarë i pëlqente nuk arrita ta kuptoj. Intervista u transmetua, dhe ashtu vajtën marrëdhëniet e Alba TV me ministrinë e atëhershme të kulturës, rrokopujë. Në këtë pështjellim të madh, kur lufta e shtetit kundër këtij televizioni të parë privat po i vinte nga të gjitha anët, u duk në tunelin e errët te vinte një dritë e bardhë. Ministri i Kulturës bëhet kryetari i bashkisë së kryeqytetit shqiptar, pozicion ky, i konkurrueshëm me atë të Kryeministrit (për nga vlera monetare). Me forcimin e pushtetit ekonomik, i duhej edhe pushteti mediatik. Dhe në këto momente sytë kthehen nga ai televizioni i vogël që mezi mbahet ne këmbë. Ishte televizioni ideal për të futur kthetrat dhe ku Edi do të fillonte propagandën e tij, pa kufi dhe fre. Ai vuri në lëvizje marionetat e tij, ata njerëzit e vegjël që do “gudulisnin”, jo vetëm investitorët, por edhe publikun shqiptar nëpërmjet sinjalit të Alba TV. Ata vinin ashtu me nxitim, shpesh shumë të shqetësuar, se çfarë do të raportonin tek i madhërishmi nihilist, për mbarëvajtjen e krijimit të një media-propagande. Përpjekjet arrijnë gati në pamundësi me njerëzit e madhërishëm, të cilët nga qesharakja i ndan vetëm një hap. Hapësirat propagandistike të Bashkisë së Tiranës filluan të zgjerohen, nga dita në ditë, në atë televizion të vogël, që mezi mbahej. Taksapaguesve shqiptarë tashmë u duhej të paguanin, jo vetëm për rrugë, kanalizime apo nuk e di çfarë… por edhe për propagandën e fuqinë mediatike të Edi Ramës. Pse duhet media-propaganda? Është më e vështirë nga ç’mendohet t’u flasësh shumë vetëve, pa u thënë asgjë. Këto tipe mediash ta krijojnë këtë mundësi. Të thuash gjithçka dëshiron, kur e dëshiron, si e dëshiron, por pa thënë asgjë. Por të kthehemi tek Alba TV. Tashmë dihej hapur dhe flitej pa doreza se rrogat e punonjësve të saj jepeshin nga Bashkia e Tiranës. Një institucion shtetëror mban financiarisht një investim privat, për të bërë lirshëm propagandën e tij. U vendos një hapësirë, rreth 30 minuta për lajmet bashkiake, me logo të veçantë. Hapësirë e veçantë për bashkinë, logo e veçantë për bashkinë, sfond i veçantë me figurën e bashkisë, staf gazetarësh që punonin vetëm për bashkinë dhe që kishin një varësi të ndërsjellët (në fakt vareshin direkt nga bashkia). Emisione të gjata për punët e bashkisë dhe me drejtues të ardhur dhe të miratuar në bashki. Drejtorë që punonin brenda bashkisë, ishin njëkohësisht edhe drejtorë media-propagandistike, në Alba TV.

Fuqia ekonomike e Edit rritej dhe me këtë ai kishte mundësinë, të rriste fuqinë mediatike që po e shndërronte tashmë në perandori. Kështu, Alba TV nuk i mjaftonte më. Në këto momente ky televizion u shkërmoq dhe u zhbë, pa nam e nishan. Sigurisht, ai televizion nuk kish, se si të vazhdonte gjatë, për sa kohë konsiderohej me tendencë të djathtë. “O me ne, o kundra nesh”. Teori fashiste që me sa duket i praktikon(te) z. Rama. Dhe me këtë mendësi, ai do t’i vërsulej gati të gjithë medias shqiptare, të shkruar dhe elektronike. Me këtë prepotencë mediatike të Edit do të ndeshesha edhe shumë e shumë herë të tjera, por tashmë nuk bëhet fjalë për televizione të vogla, si Alba TV, por në televizione kombëtare dhe projekte shumë të rëndësishme si ai i USAID–it. Ai e kuron(te) figurën e tij, në mënyrën më të detajuar dhe perfekte, duke përdorur të gjitha mjetet e mundshme makiaveliste.

Projekti investigativ antikorrupsion i IREX/USAID-it, “Hapur” do të krijonte një terren të shkëlqyer dhe afirmonte gazetarë profesionistë, të cilët do të denonconin hapur afera korruptive të pushtetarëve, pa dallim. Më së fundi ishim të lirë (falë këtij projekti). Një dokumentar televiziv, ku mund të godasësh këdo që prek interesat publike dhe abuzon me to. Dhe vërtet, janë goditur kryeministra, ministra, (askush nuk guxoi të reagojë, pasi gjithçka ishte me fakte konkrete), kryetarë bashkish. Ah, këtu tek kryetari i bashkisë, sidomos ai i Tiranës, duhet të ndalemi. Nuk mund të goditet lehtë kryetari i Bashkisë së Tiranës (modelit evropian), qoftë edhe në një projekt shumë serioz si ai i USAID–it. “Në qoftë se nuk arrijmë ta eliminojmë që në prodhim dokumentarin, e gjejmë formën dhe mënyrën, se si ta zhdukim atë e të mos dalë në dritë për t’u parë e dëgjuar nga publiku”. Teori konspirative masone.

Së pari, dokumentarët që preknin bashkinë, ishin gangrenë për gazetarët. Pasi ishte krejt e pamundur të depërtoje në këtë bashki për të marrë, qoftë edhe një cuk-interviste. Në atë bashki mendësia masone, që të mos fluturojë asnjë informacion, ishte ulur këmbëkryq. Edhe nga mbledhjet e këtyre shoqërive masone del ndonjëherë, ndonjë njoftim për shtyp. Mediat arrijnë të nxjerrin emra pjesëmarrësish, apo dhe tema të diskutuara për qeveri globaliste. Por jo, nga Bashkia e Tiranës nuk del asgjë. Megjithatë materialet investigative, që godisnin Bashkinë e Tiranës nuk munguan dhe me sa duket, ishin “djegëse” për kryetarin e saj. Në një transmetim të parë të këtyre materialeve investigative, në televizionin publik shqiptar, ishte dhe një dokumentar, pikërisht me një investigim për disa punime rrugësh në Tiranë, nga ana e bashkisë, ku gjysma e fondeve ishte zhdukur. Teksa dokumentari po transmetohej pati një ndërprerje të pazakontë dhe të pakuptimtë, ku u futën reklama. U mësua, më vonë, se ishte bërë një telefonatë nga dora vete z. kryetar i bashkisë, që materiali të ndërpritej dhe të mos transmetohej. Tani po ndërhyhej më brutalisht, më fuqishëm, në televizione që ndiqeshin nga e gjithë Shqipëria dhe shqiptarët. Ishte pra, shumë hapa përpara tashmë, dhe njëkohësisht shumë afër qëllimit dhe filozofisë masone për perandori mediatike (mundësisht globaliste).

Kishte edhe më keq sesa rasti i emisionit të ndërprerë në mes, duke futur reklama. Në raste të tjera përpjekjet fillonin shumë më herët në kohë. Përpjekjet fillonin që pa shkuar në televizione. Se si, dhe me çfarë “nuhatje” e zbulonin ata materialin, që po përgatitej, unë nuk mund ta them, por një gjë është e sigurt, që për një dokumentar tjetër po për punët e bashkisë, u reagua pa u transmetuar ende. U kërcënuam, që do të hidheshim në gjyq. Dokumentari u transmetua (nuk kish se si të ndodhte ndryshe, në një projekt shumë serioz, si ai i USAID-it, ku flitet me fakte konkrete dhe gazetarët janë shumë serioz dhe askush nuk guxoi të shkonte në dyert e gjykatës”.

Sot mendoj që askush nuk do të mundet ta sulmojë apo ti duket si fiction ajo cka unë shkruajta 10 vite më parë. Sot kjo perandori është një realitet, që kërkon ekspansion global.

p.s. : Nëse e vlerësoj si të mirë apo jo këtë shkrim, kjo nuk ka rëndësi, por një gjë është e sigurt, është një shkrim thellësisht i vërtetë, së cilës edhe sot pas 10 vitesh nuk i ndryshoj asnjë presje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here