Akuzë e fortë/ Çlirim Gjata: Rama po zbaton skenarin “Titushky”, ushtarakë dhe kriminelë në polici kundër …

0
114

Në polici po angazhohen ushtarakë, por edhe kriminelë për t’i përdorur verbërisht kundër opozitës në protestë, por dhe në zgjedhjet e 30 qershorit.

Sekretari për Çështjet Ligjore, Çlirim Gjata, tha se Sandër Lleshaj po zbaton skenarin “Titushky” të Ukrainës, ku mercenarët përdoreshin kundër popullit.

Në një intervistë për RTV Ora, Gjata ka lëshuar një akuzë të fortë ndaj qeverisë.

Ai tha se Ministria e Brendshme po përfshin ushtarakë në polici dhe po rekruton kriminelë për t’i përdorur kundër protestave të opozitës, por edhe si mercenarë në zgjedhjet e 30 qershorit.

“Në forcat e policisë janë inkuadruar forca ushtarake që i njeh zoti Lleshaj, është e ndaluar me Kushtetutë, është veshur si polic. Shembullin më të mirë e pamë te zoti Dollapi, e pamë çfarë ndodhi.

Policët profesionistë nuk e bëjnë atë. Përveç forcave të ushtrisë kemi informacione që po përgatiten të futen edhe trupa rrugaçësh ordinerë, të fortë të lagjes etj, shembulli i titushkave të Ukrainës”, tha Sekretari për Çështjet Ligjore në PD.

Gjata sqaroi edhe vendimin opozitës për të dërguar komisionerë në KZAZ-të, ndërsa garantoi se opozita as nuk do të marrë pjesë dhe as nuk do të lejojë zgjedhje në 30 qershor.

“Ne nuk jemi regjistruar në KQZ si parti dhe si opozitë në tërësi dhe nuk do të lejojmë zhvillimin e zgjedhjeve me 30 qershor, nuk do të bëhen zgjedhjet me 30 qershor. E vetmja alternativë, ajo që kemi thënë, largimi i Ramës, qeveri tranzitore, shtyrja e zgjedhjeve. Arsyeja se pse po i dërgojmë ne këta komisionerë është sepse po shohim përditë, na vinë informacione se në komisione po ndodhin manipulime”, sqaroi sekretari demokrat.

Gjata tha se PD ka fakte konkrete se në Kavajë është regjistruar një kandidat edhe pse atë ditë ai rezulton jashtë shtetit.

“Një nga këto “partitë” e krijuara nga zoti Rama është rasti i Kavajës ku ka dashur të regjistrojë një kandidat, ai është jashtë shtetit, i kemi të gjitha të dhënat, i kalon afati i regjistrimit atij. Ai kthehet dhe shënohet sikur është regjistruar në kohën e duhur. Një manipulim i hapur fare, është i saktë dhe i provuar”, tha Gjata.

Sekretari demokrat thotë se nuk ka asnjë shkelje ligjore sa i përket emrave politik të anëtarëve të Komisioneve Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve, edhe pse ata janë zëvëndësuar më herët nga shoqëria civile, duke theksuar se zëvendësimi i tyre është krejt teknik.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here