Opozita vendos për protestën e rradhës kombëtare, Basha: Përballje pa kthim me shërbëtorët e juntës

0
158

Lideri i PD Lulzim Basha pas mbledhjes me Kryesinë në Kuvend në një deklaratë për mediat shprehet se Rama ka futur në partinë e tij vrasës, i vendosur lideri i PD thekson se zgjedhje nuk do të ketë.

Opozita e bashkuar ka caktuar protestën e madhe kombëtare më datë 25 Maj, ora 19:00.

Vendimi u mor pas mbledhjes së sotme të Kryesisë së PD demokratike.

“Forumet më të larta drejtuese të PD dhe kryetarët e koalicionit opozitar kanë shqyrtuar gjendjen e rëndë të grushtit ët shtetit ku ndodhet vendi. Sot e gjithë Shqipëria dhe bota kanë kuptuar se fshihet makthi i Edi Ramës për atë që e pret në zbardhjen e dosjeve hetimore ku përfshihet drejtpërdrejtë Edi Rama. Vendimi unanim i opozitës është përballje ballore me të gjitha format. Që nga ky moment do të jemi çdo ditë dhe çdo minutë bashkë me qytetarët në një përballje pa kthim me ushtarët dhe shërbëtorët e juntës kriminale në pushtet derisa të diktojmë kthimin tek demokracia”, tha Basha pas mbledhjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here