“Interes gjigand lista e PS-së”, Qazim Sejdini nuk ikën përfundimisht nga Bashkia, vajza e tij është kandiduar për…

0
172

Ka ngjallur një interes gjigand lista e kandidatëve të Partisë Socialiste për në këshillin bashkiak të bashkisë Elbasan. Edhe pse lista është dorëzuar prej tre ditësh në KQZ akoma nuk është bërë publike nga strukturat e PS në Elbasan.

Prezantimi i listës është lajmëruar se do të bëhet nga vetë Taulant Balla dhe kandidati Gledian Llatja.

Sipas burimeve konfindenciale në këtë listë janë përfshirë personalitete nga fusha të ndryshme si dhe nga Universiteti i Elbasanit.

Veç kreut aktual të Qarkut Bukurosh Stafa, kemi futjen në listë të Dekanes së Fakultetit Ekonomik Imelda Sejdini (vajza e Qazim Sejdinit), pedagogeve Arbër Gjeta Mjalinda Peza dhe Hysen Domi dhe Hektor Çiftja.

Ndër emrat e tjerë është mesuesja Rovena Islami dhe sekretarja e Përgjithshme e Prefekturës Eva Bica, Nuk do të mungojnë dhe emrat që kanë dhe në mandatin e kaluar si mjekja e njohur Irena Palloshi, juristja Luiza Popja, Brunilda Fingo si dhe Ana Muça, Jana Sinani, Enerjeta Ferra dhe plot emra me reputacion.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here