Rama tallet me CDU-në e ambasadorët në Tiranë, që kërkojnë dialog: OK, kafe, çaj, ëmbëlsira…

0
116

Ditën e djeshme dhe sot, të gjithë ambasadorët e vendeve perëndimore në Tiranë (përfshi edhe OSBE dhe CDU-në gjermane) kanë kërkuar nga kryeministri Edi Rama që të ulet të dialogojë me opozitën dhe gjithë faktorët e tjerë për ti dhënë një zgjidhje përfundimtare krizës së paprecedentë, që ka kapluar vendin.

Por cila ishte përgjigjja e sotme e Ramës, ndaj thirrjes së tyre; Një tallje totale!

‘Dialog?! Ok..Kafe, çaj, ëmbëlsira… Dialog pa kushte do të thotë ulemi flasim për çfarë gjerash mund të bëjmë së bashku. Jo që të ndihet mirë njëra palë që ka dhimbje koke.

Që do të thotë t’i marrim problematikat me radhë, kush janë: Sundimi i ligjit? Dakord hajde ta shohim… Krijimi i institucioneve, tani po bëj një udhëtim në imagjinatë.

Zgjedhjet?

Bukur hajde ta shikojmë, shit-blerja e votës, patjetër! Për këtë bëhet dialogu, nuk ka në këto kushte dialog që të negociojmë datën e zgjedhjeve. Nuk është kusht ky nga ana ime, por nuk e kemi në dorë.

Nga ana jonë s’ka asnjë mundësi të shkojmë përtej 30 qershorit’, ju ktheu përgjigje Rama ndërkombëtarëve sot.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here