Luan Rama: Shqiptarët demonstruan edhe njëherë se nuk ka forcë që t’i ndalë

0
141

Zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama tha në një prononcim për mediat nga selia në përfundim të marshimit, se me marshimin e sotëm, shqiptarët nuk ka forcë që ti ndalë në misionin e tyre.

Deklarata për mediat e Zëvendëskryetarit të LSI-së, Luan Rama
Mirëmbrëma!

Më lejoni në emër të LSI të falënderoj të gjithë qytetarët që ishin të pranishëm në marshimin e protestës sot në Tiranë. Duke demonstruar edhe njëherë jo vetëm forcën, solidaritetin por mbi të gjitha vendosmërinë për ti shkuar deri në fund këtij aksioni të madh që është aksion për të shpëtuar Shqipërinë.
Qytetarët nga e gjithë Shqipëria me protestën e tyre, me marshimin e tyre sot nëpër të gjitha rrugët kryesore të Tiranës. Demonstruan edhe njëherë se nuk ka forcë që t’i ndalë dhe nuk ka alibi që të kompromentojë apo të kontaminojë misionin e tyre që është: Shqipëria Europiane me zgjedhje të lira, me zgjedhje evropiane, mbi bazën e së cilës të krijohet legjitimiteti kushtetues i të gjitha institucioneve që burojnë nga zgjedhjet.
Prandaj nën këtë frymë vendosmërie, nën këtë frymë patriotizmi dhe rezistence qytetare ne do të vazhdojmë ditë pas dite deri sa Shqipëria të shpëtojë nga junta kriminale që qeveris për shkak të llogarisë që ka ndaj krimit dhe jo si detyrim ndaj qytetarëve.
Edhe njëherë faleminderit të gjithëve dhe protestat, revolta dhe marshimi i fitores do të vazhdojnë pa ndërprerje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here