Manjani-Ramës: Ti nuk je si Basha dhe Berisha!! Ik se s’mbahet karrigia me policë…

Ish-ministri i drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguarnë rrjetet sociale në lidhje me deklaratat e bëra nga kryeministri Rama ditën e sotme në një konferencë për shtyp.

Reagimi i plotë

Këshillë

———

Unë jam dakord , Ti (Rama) nuk je si ata (Basha e Berisha).

Po për atë që je e bën Ik!

Ik se s’mbahet karrigia me policë, për asnjë sekondë!

Bëj aq sa i sugjeroje publikisht dikur Fatos Nanos.

As ata të dy, që janë “të këqinjtë” nuk e mbajtën dot, as me armë zjarri…

Shpalli ato zgjedhje dhe lejo popullin të tregojë me votë nëse e meriton atë karrige, apo jo. Aty janë shifrat e vërteta të pjesëmarrjes.

Në votimin politik do marrësh vesh se si “arsyeton” populli. Jo në rrugë, as në shesh të mbushur kriminalisht me provokatorë dhe gaz lotsjellës.

Sa më shpejt ta bësh, më shumë shance do kesh. Më vonë më keq për Ty…

Në 2017 e more me marrëveshje, jo me votë.

Mos e harro këtë gjë!

Manjani-Ramës: Ti nuk je si Basha dhe Berisha!! Ik se s’mbahet karrigia me policë…

Lali Eri dhe Lali Geri i OSBE…

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko