Mançester Siti shpallet kampion në frymën e fundit

0
128

Kampion i Anglisë! 98 pikë në 38 javë kampionat, një me shumë se sa Liverpuli, por mjaftueshëm për tu shpallur kampion. Mançester Siti feston në javën e fundit të Premier League, thyen me përmbysje Brighton dhe zhvlerëson fitoren e Liverpulit.

Futbolli britanik vendoset me “fotofinish”, vendoset vetëm në frymën e fundit duke konfirmuar dhe një herë se është padiskutim kampionati më i bukur në europë, të paktën për momentin.

“Qytetarët” e Pep Guardiolës mund të ngushëllohen më titullin në Premier League në një kohë kur rivalët e tyre të kuqtë e Jurgen Klopp kanë dhe një shans të fundit për të mbyllur sezonin me trofe, finalen e Champions League.

Në javën e fundit u përcaktuan dhe verdiktet përfundimtare ne futbollin britanik. Man.City, Liverpool, Chelsea dhe Tottenham do të luajnë në Champions League sezonin e ardhshëm ndërsa Arsenal në Europa League. Cafrdif, Fulham dhe Huddersield zbresin një kategori më poshtë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here