Ik. Më vonë më keq për ty! Në 2017-të erdhe me marrëveshje, jo me votë!

0
102

Ish-ministri i drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me deklaratat e bëra nga Edi Rama ditën e sotme në një konferencë për shtyp.

Reagimi i plotë i Ylli Manjanit:

Këshillë

———

Unë jam dakord , Ti (Rama) nuk je si ata (Basha e Berisha).

Po për atë që je e bën Ik!

Ik se s’mbahet karrigia me policë, për asnjë sekondë!

Bëj aq sa i sugjeroje publikisht dikur Fatos Nanos.

As ata të dy, që janë “të këqinjtë” nuk e mbajtën dot, as me armë zjarri…

Shpalli ato zgjedhje dhe lejo popullin të tregojë me votë nëse e meriton atë karrige, apo jo. Aty janë shifrat e vërteta të pjesëmarrjes.

Në votimin politik do marrësh vesh se si “arsyeton” populli. Jo në rrugë, as në shesh të mbushur kriminalisht me provokatorë dhe gaz lotsjellës.

Sa më shpejt ta bësh, më shumë shance do kesh. Më vonë më keq për Ty…

Në 2017 e more me marrëveshje, jo me votë.

Mos e harro këtë gjë!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here