Zbulohet arsyeja pse Vuçiç refuzoi foton me Metën dhe Kitaroviç…

0
112

Reagimi i presidentit të Serbisë, Vuçiç, duke mos iu bashkuar për të bërë foto Metës, presidentes kroate Kitarovic dhe presidentit slloven, Pahor, bëri jehonë në të gjitha mediat europiane sidomos ato të rajonit.

Pamjet se si Aleksandër Vuçiç nuk qëndroi për të bërë një foto me krerët e tjerë të Ballkanit kanë bërë xhiron e rrjetit.

Fillimisht u tha se ishte Vuçiç ai që nuk pranoi të dalë në foto. Më pas kishte komente se bëhej fjalë për një keqkuptim. Mirëpo vetë Vuçiç ka thënë për mediat serbe se ishte një keqkuptim.

“Kam qenë pjesë e fotos zyrtare. Kur sheh dikë, shkon dhe i shtrëngon dorën. Këtë kam bërë me Kolindën, Pahorin dhe Metën, por ajo nuk ishte diçka zyrtare” – tha Vuçiç.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here