Shpërthimi i Kryemadhit: S’pres gjë nga Mogherini, nuk tha asnjë fjalë për drogën. “Pres të puthet në buzë me Edi Ramën”

Në një lidhje direkte me emisionin “Të Paekspozuarit” në News 24, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi nuk kurseu akuzat mbi kryeministrin Edi Rama, qeverisë së tij, por edhe ndaj zyrtares në largim të BE-së, Federica Mogherini. E pyetur mbi vlerësimin që Përfaqësuesja e lartë për politikë të Jashtme në BE, i bëri reformës në drejtësi, Kryemadhi u shpreh se, nuk habitej nga vlerësimet e “Mogit” siç e quajti, ndërsa shkoi më tej kur tha se ajo “puthet në buzë me Ramën”

“Kush mo Mogi? Nga data 23 deri më 26 maj ajo nuk është më, bëhën zgjedhjet. Unë nuk pres vlerësime negative nga ajo që nuk tha asnjë fjalë për kanabizimin e vendit, për vjedhjen e zgjedhjeve. Unë pres të puthet në buzë me Edi Ramën siç është puthur dhe vazhdon të puthet. Kanë shumë të përbashkëta siç kanë dashurinë për Rusinë”, u shpreh Kryemadhi.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko