Andi Bushati: Policia sot bën edhe propagandën e Rilindjes

0
116

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka folur për Policinë e Shtetit dhe shërbimin e saj ndaj mahorancës. Bushati tha se në Shqipëri, në cdo qeverisje policia ka qenë politike, por tashme Rilindja i ka shtuar edhe një funksion tjetër, atë të propagandës.

“Në kohë të socialistëve të parë, mbaj mend se policia hynte në tender dhe e mbante 20 orë njeriun, pastaj e lëshonte. Po ashtu edhe policia e 21 Janarit, ishte një polici politike. Diferenca që shoh tek policia sot, është se përvec se kryen funksionet e policisë politike, kryen edhe funksionet e propagandës. Rasti më tipik, dy manifestime të PD-së përpara kryeministrisë, ishin disa tipa mbi selinë e PD-së që gjuanin me gurë.

Në kohë reale, ata filmoheshin nga snajperat e policisë dhe i çoheshin filmimet televizioneve, për të diskretituar protestuesit. Pra, ata ishin atje për sigurinë e qytetarëve dhe po përdoreshin për ti mbushur mendjen njerëzve, shiko ca opozite kemi. Kemi patur gjithmonë një polici politike, por që tani po degradon. Rilindja i ka shtuar punën e propagandës dhe që i bëri ushtri kanabisi dhe policët korrnin kanabis”/ tpz.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here