“Turp është pak!” Luan Rama: Çfarë shteti-asnjë veprimtari, në datën e lindjes së Heroit Kombëtar të shqiptarëve!

0
106

Nga Luan Rama:

Çfarë shteti – asnjë veprimtari,
asnjë fjalë në datën e lindjes
së Heroit Kombëtar, Skënderbeut!

Viti i Skënderbeut, siç u shpall prej qeverisë shqiptare viti 2018 në përkujtim të 550 vjetorit të vdekjes së Heroit Kombëtar të shqiptarëve, ngjan shumë i largët jo në kuptimin kohor, po prej harresës dhe hipokrizisë shtetërore, prej fallsitetit e fasadës butaforike.

Sepse, nderimi e respekti, mirënjohja e dedikimi shtetëror e i çdo shqiptari ndaj Heroit Kombëtar të shqiptarëve nuk mund të jetë vetëm jubilar dhe as sipas qasjeve individuale apo shijeve sezonale të qeverisë.

Aq më tepër, që më parë se të ketë një datë të vdekjes, Skënderbeu ka një datë të lindjes, që me sa duket mungon në kalendarët e autoriteteve shtetërore në Shqipëri!

Nderimi e respekti për Heroin tonë Kombëtar, për Gjergj Kastriotin, për Skënderbeun shqiptar, duhet të jetë i përhershëm dhe i përjetshëm!

Mirëpo, për fat të keq e për turpin e autoriteteve shtetërore shqiptare, nuk ka ndodhur e nuk po ndodh kështu!

Sepse sot në datën e lindjes së Gjergj Kastriotit, i cili ka lindur më 6 maj 1405, askush ndër autoritetet shtetërore, as qeveria e Edi Ramës, as Presidenti i Republikës, por as akademikë e profesorë, as historianë apo institucione që mbajnë emrin e tij, nuk dënjuan ta përmendin e të thotë një fjalë të vetme!

Mbase ata e harruan! Ose ndoshta më e saktë është të them që nuk e dinë se sot Skënderbeu ka datëlindjen!

Turp është pak!

Çfarë shteti – asnjë veprimtari, asnjë fjalë në datën e lindjes së Heroit Kombëtar të shqiptarëve!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here