Galdini ‘sfidon’ Patozin: Nëse je i vërtetë në betejë kundër Ramës më mbështet në sfidën përballë Veliajt…!!!

1
93

Kreu i LDE Arian Galdini sfidoi sot Astrit Patozin i cili pak dite me pare ne nje interviste televizive tha se Bindja do mbeshtetese cdo kandidat te pavarur kunder mazhorances ne 30 qershor. Ne nje status ne FaceBook Galdini sfidoi Patozin duke i kerkuar mbeshtetje. I bëj thirrje Bindjes Demokratike dhe Koalicionit “Shpresa për Ndryshim”, që të më mbështesin si Kandiatin Opozitar të Djathtë për Kryetar Bashkie në Tiranë, shkruan Kryetari i LDE Arian Galdini ne statusin e tij.

Statusi i plote:

Ftoj të gjitha ato parti politike dhe Koalicione Opozitare të djathta pjesëmarrëse në zgjedhjet lokale, që ende nuk kanë kandidat për Bashkinë e Tiranës, të më mbështesin mua në sfidën time për tu përballur me Lal Çerin si Kandidati Opozitar i Djathtë për Kryetar Bashkie në Tiranë.

Ndërkohë ne si LDE po punojmë fort për mbledhjen e firmave.

Por janë jashtëzakonisht shumë firma dhe kemi shumë pak ditë në dispozicion.

Jam e jemi të hapur për bashkëpunim me këdo që do të konkurojë me një platformë opozitare të djathtë përballë Lal Çerit.

Gjithçka dua është lehtësimi dhe bashkimi i të djathtëve në këtë betejë e sfidë për tua rikthyer Tiranën qytetarëve të saj.

I bëj thirrje Bindjes Demokratike dhe Koalicionit “Shpresa për Ndryshim”, që të më mbështesin si Kandiatin Opozitar të Djathtë për Kryetar Bashkie në Tiranë.

Jam i hapur për bashkëpunim që ta kemi mundësinë e kësaj gare në Tiranë.

Delalifikimi është mision madhor për të djathtën.

Jam gati dhe i përgatitur plotësisht që të bëjmë një sfidë fituese në Tiranë.

Ju faleminderit shumë.

Shpresoj e besoj shumë tek Bashkimi i së Djathtës.

E djathta është Shumicë e mund ta fitojë Tiranën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

  1. po ik pirdhu se bashku me patozin,ramen,veliajn,ballen,ruqin,baba takun,doshin,roshin,artur bushin etj.qenke me zi se keta ti.keta se paku pranojn qe jan monstra enveri por ti mbahesh e patozi gjoja demokrat ne fakt jeni pallthithes si rama i monstrave te stalinit ruqi,baba taku,xha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here