Prapaskenat/ Lirimi i Elvis Martinajt, roli i prokurorisë dhe qëndrimi ndaj Ervin Matës…

0
453

Ervis Martinaj, i vetmi që po mbahej në burg për ngjarjen e tetorit të kaluar të ndodhur në ish-Bllok, u lirua pak ditë më parë pasi i dha gjykatës një garanci pasurore.

Mbi Martinajn ishin ngritur 7 akuza, nga vrasje, tek armëmbajtje pa leje e deri tek evazioni fiskal.

Por të gjithë këto akuza nuk bënë të mundur mbajtjen në burg të tij. Sipas burimeve të Dosja.al bëhet me dije se lirimi i tij kishte ardhur pas hetimeve jo shumë të thella të Prokurorisë, e cila nuk bindi dot gjykatën.

Më tej të njëjtat burime bëjnë me dije se organi i akuzës dhe pse kishin kaluar më shumë se 7 muaj që nga ngjarja në ish-Bllok, nuk kishte dërguar në gjykatë asnjë provë shtesë. Por një tjetër dëshmi që mund të hidhte dritë mbi ngjajren, nuk është dëgjuar ende nga Policia dhe Prokuroria.

Ervin Mata, i përfshirë në këtë ngjarje dhe i vetëdorëzuar në mars të këtij viti ka këmbëngulur që të mos flasë dhe kjo kërkesë e tij duket se është respektuar nga hetuesit. I menduar si personi kyç që mund zbërthente të gjithë skenën e krimit, asnjë prokuror nuk ka arritur t’i nxjerr asnjë frazë.

Burime për Dosja.al nga Prokuroria bëjnë me dije se kjo mosmarrje në pyetje, ka të bëj vetëm me faktin që të lirohej Martinaj sepse marrja në pyetje e Matës do të rëndonte pozitën e tij dhe për këtë fakt ai nuk është pyetur ende. Tashmë kur Ervin Mata ende nuk ka folur, Martinaj është liruar nga burgu kundrejt një garnacie pasurore prej 5 milionë lekësh të rinj.

Kujtojmë se Ervis Martinaj pas kërkesës së tij për t’u liruar nga burgu ka fituar sërish lirinë të premten, ky vendim është kundërshtuar nga organi i akuzës. Gjyqtari Artan Gjermeni që drejtoi këtë seancë nuk ishte i bindur nga provat kundër Martinajt dhe dha vendimin për lirimin me kusht për të.

Shtatë akuza ndaj Ervis Martinaj

“Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” në bashkëpunim mbetur në tentativë

“Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”

“Falsifik të pasaportave apo letër njoftimeve”

“Pastrimit te produkteve te vepres penale ose veprimtarisë kriminale”

“Fshehje të ardhurash”

“Organizimi i lotarive të palejuara”

”Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”

Ngjarja në ish-Bllok

Mbrëmjen e 4 tetorit 2018, rreth orës 21:00, në lokalin “Monopol” pati një përplasje me armë ku për pasojë mbeti i vrarë Fabjol Gaxha, ndërsa u plagosën Ervis Martinaj dhe shoku i tij Eljon Hato. Ky i fundit u arrestua nga policia, por iu ndryshua masa e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”, në sajë të një garancie pasurore prej rreth 1 milionë lekësh, për t’u hetuar në gjendje të lire për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Njëri nga plumbat e preku Haton në shtyllë kurrizore dhe sipas raportit mjeko-ligjor nuk mund të qëndrojë në qeli pasi ka mbetur pothuajse i paralizuar.

I përfshirë në konflikt ishte edhe Ajaks Bonjaku, i cili u vetëdorëzua vetëm disa ditë pas ngjarjes, kurse Fabjol Alushi u arrestua nga policia dhe më pas u la në masën detyrim paraqitje. Ndërkohë në kërkim nga policia është ende ish-komandoja Merviol Bilo, i cili akuzohet të ketë qëlluar për vdekje Gaxhën.

Si fillim u mendua se arsyeja e përleshjes ishte këngëtarja Elvana Gjata, por hetimet e mëtejshme zbuluan se bëhej fjalë për një sherr të mbartur të të fejuarit të saj, Ervin Mata, me disa persona të tjerë, ku përmendet emri i biznesmenit Eldi Dizdari (partneri i Suada Sherifit). Dizdari është gjithashtu kushëriri i Arbër Cekajt, pronarit të magazinës ku u kapën 613 kg kokainë në Maminas, i cili aktualisht është në Gjermani i arrestuar. /Dosja.al/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here