Tentoi të grabisë banesën, e pëson keq i riu…

0
127

Në prangat e policisë së Lezhës ka përfunduar një 23 vjeçar i cili vetëm një javë pasi ky i fundit kishte dalë nga burgu.

I arrestuari ishte shtetasi D.K., i cili ka tentuar të grabisë një banesë.

Mësohet se 23-vjeçari ka hyrë nga dritarja e banesës së shtetases Gj. K. e cila ka lajmëruar menjëherë policinë.

I riu, i cili ishtë dënuar më parë për vjedhje, kishte me vete një thikë.

Njoftimi i policisë

Tenton ti vjedhë banesën një shtetasi, arrestohet në flagrancë nga Policia, në një nga dhomat e banesës që ishte futur për të vjedhur.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një mjet prerës (thikë) që autori kishte me vete

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë, arrestuan në flagrancë shtetasin: D.K.,23 vjeç, banues në Lezhë (i dënuar më parë për vjedhje, i cili para një jave kishte dalë nga burgu)

Ky shtetas, në orët e para të mëngjesit të sotëm, ka tentuar ti vjedhë banesën shtetasit Gj.K., banues në Lezhë, duke hyrë nga dritarja, por është konstatuar nga i zoti i banesës, i cili ka njoftuar menjëherë policinë.

Falë reagimit të menjëhershem të forcave policore pas marrjes se njoftimit, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi, në një prej dhomave të banesës së shtetasit Gj.K, ku gjatë kontrollit fizik Policia i gjeti një mjet prerës (thikë).

Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë për veprat penale “Vjedhja”dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” .

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here