Ja ‘plas’ Basha: E vetmja vërejtje për ne, jemi më pak agresivë seç duhet!

0
89

Kryetari i opozitës Lulzim Basha iu është përgjigjur pyetjeve nga mediat dhe shoqëria civile lidhur me qeverinë tranzitore që kërkohet nga Opozita e Bashkuar për zgjedhjet. Në një rast, Basha iu përgjigj edhe një pyetje lidhur me “agresivitetin” e opozitës.

Gerta Meta nga Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë i drejtoi këtë pyetje, Basha, pas prezantimit të platformës për zgjedhjet e lira dhe qeverinë tranzitore.

Gerta Meta: Z. Basha, cila do të jetë garancia, cilat do të jenë kanalet e komunikimit që kjo qeveri tranzitore do të shkojë tek qeveria në fjalë? Sepse ne kemi dëgjuar ju nuk doni të komunikoni, nuk ka ndonjë akses për t’u ulur bashkë dhe për t’i diskutuar gjërat, jeni shumë agresiv me artikulimet, që po i jepni si mesazh qytetarëve.

A ka ndonjë shans që qeveria aktuale ta dëgjojë këtë lloj oferte që vjen nga Opozita e Bashkuar? A kemi garanci që kjo qeveri nuk do të përfundojë si Task Force e zgjedhjeve të fundit?

Lulzim Basha: Fare shkurt për çështjen e parë. Ky komunikim është një komunikim publik dhe virtyti i tij është se, përveçse kur zgjedhin të mbyllin veshët, edhe qeveria e dëgjon, kupton që ne kemi një ofertë serioze politike për daljen nga kriza.

Në këtë kuadër, jemi përpjekur që këtë prezantim dhe debatin që po zhvillohet ta zhveshim nga qendrimet e pastra politike. Unë mendoj se, as prezantimi, as faktet që kanë dalë në të gjitha raportet ndërkombëtare apo të drejtësisë shqiptare, nuk kanë asnjë gjuhë agresive. Në fakt, nëse mund të ketë një vërejtje ndaj nesh, është se nuk jemi mjaftueshëm agresivë. Sepse kur një qeveri ilegjitime, e dalë nga një parlament ilegjitim, përdor në mënyrë ilegjitime policinë për akte që dhunojnë shëndetin, jetën, lirinë, e foshnjave shqiptare, e të moshuarve shqiptarë, praktikat dhe normat e demokracive perëndimore parashikojnë jo thjesht fjalë më agresive, por edhe veprime më agresive.

Qeverisja jashtë Kushtetutës dhe jashtë ligjit është tirani. Tiranitë përmbysen me çdo kusht dhe me çdo çmim, tiranitë nuk mund të bashkëjetojnë. Më lejoni ta përfundoj këtu pjesën e agresivitetit, sepse mendoj se jemi më pak agresivë seç duhet dhe kjo trimëron krimin dhe qeverinë jashtë ligjeve.

Shkaku ishte pikërisht qendrimi në detyrë i kryeministrit dhe paralizimi total i 7 individëve, që pavarësisht se morën formalisht detyrat e tyre, nuk arritën në asnjë moment të parandalojnë krimin zgjedhor siç është shpalosur nga raporti i OSBE/ODIHR dhe siç është vërtetuar nga një hetim i bërë publik, dosja 339, ku faktohet se nga përgjimi i një bande kriminale, Avdylajt, janë angazhuar jo thjesht për të mbledhur vota, por për të komanduar strukturën elektorale të PS duke nisur nga shefat e shtave lektorale në fshatra e deri tek kryebashkiaku i Durrësit, Dako dhe ministrat, ku kriminelët duke i urdhëruar dhe kërkuar llogari për shitblejen e votavem, shkarkime nga puna, emërime, tendera etj.

Ndaj garancia është largimi i një kryeministri të kapur në dhunim serial të zgjedhjeve dhe zbatimi i ligjit.

Dua të kujtoj një fakt që thuajse në mënyrë të rehatshme e kanë harruar të gjithë, edhe mediat tona, madje dhe disa prej nesh: ka një raport prej mëse 400 faqesh të Task Force të ministrave teknike, raporti i parë që përshkruan me hollësi si u vodhën  dhe shkatërruan zgjedhjet,”.por raportet e dala në gusht nuk para kanë fat të mirë.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here