Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj uroi vendin e tij për vizat, ku tha se kësaj here Gjermania ka thënë “po” të menjëhershme për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës.
Sipas mediave kosovare Haradinaj këto komente i bëri pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, ku tha se ministri i Punëve të Brendshme të Gjermanisë edhe rrugës deri në takim i ka thënë se kanë qëndrim për viza, që është një “po”.
“Ministri i jashtëm i Gjermanisë na ka prit e rrugës deri në takim na ka konfirmuar që kanë qëndrim dhe na kanë dhënë një po për liberalizimin e vizave. Ai na ka thënë po për vizat dhe ka kërkuar atu për atu autorizimin e personave. Fjalën e parë e ka thënë po dhe të dytën menjëherë. Liberalizimi i vizave është punë e kryer”, – tha Haradinaj.
Qeveria e Kosovës ka formuar një grup pune për bashkëpunim mes ministrisë së punëve të brendshme të Gjermanisë dhe harmonizim të standardeve që ndërlidhen me liberalizimin e vizave.