Shpërthen Haradinaj: Ja si më bënte presion Rama…!!!! Që të dëgjonte Merkel dhe Macron…

0
95

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se është vënë nën presion dhe shantazh nga Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama për të hequr taksës 100% Serbisë. E gjitha kjo ka ndodhur mbrëmë në Samitin e Berlinit, në sytë e kancelares Merkel, presidentit Macron dhe gjithë liderëve të rajonit. Haradinaj thotë shprehimisht se “presionin më të madh, në të gjitha gjuhët, përfshirë anglishten, e ka patur nga Edi Rama”.

Pjesë nga intervista e z.Haradinaj për televizionin “T7”

Si shkoi takimi i Berlinit?

Haradinaj: Kancelarja Merkel dhe Presidenti Macron e kanë marrë seriozisht dialogun Kosovë-Serbi. E kanë ndalë devijimin e metejshëm të konfliktit, shkuarjen në drejtim të gabuar. Dialogu i udhëhequr nga Mogherini nuk ekziston më. Nuk ka më biseda për territore, por bëhet fjalë për njohje Kosovë-Serbi, por procesi se si do të ndodhë ka ende dilema…

A është përmendur çështja e kufijve nga Merkel dhe Macron?

Haradinaj: Merkel po në vazhdimësi ka folur kundër pazareve për territore e kufi.

Çfarë u diskutua konkretisht në Samit?

Haradinaj: Pjesa e parë ishte diskutim i përgjithshëm. Ç’ka mendojnë vendet e rajonit mbi bisedimet Kosovë-Serbi. Ndërsa takimi i radhës më 1 korrik në Paris do jetë bilateral, vetem Kosovë-Serbi.

Biseda brenda takimit, pasi thuhet se ka qenë i tensionuar?

Haradinaj: Edhe dje u përsërit ajo që ka ndodhur në të kaluarën. Isha krejtësisht i vetëm. Edhe presidenti, edhe Edi Rama, ma shumë bënte presion Edi Rama me heqë taksën, se sa udhëheqësit e tjerë. Ai kërkonte që të mos e humbim këtë “shans” për të heqë taksën. Ka qenë një insistim i pandalshëm, në gjuhë që i merrshin vesh kanclarja, presidenti francez, në anglisht. U jam përgjigjur se taksën e kemi vu prej zorit, sepse siguria nacionale ka qenë e rrezikuar, jo vetëm ekonomia.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here