Me video/ “Lajthitjet” e rilindasve, si po na shkrijnë gazit anëtarët e kabinetit të Ramës

0
135

“Mbreti” i gafave, është padyshim, Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj. Ai është prezantuar nga kryeministri Rama, si një njeri mjaft i lexuar, por deri sot, ka shpalosur një arsenal mjaft të ngjeshur me gafa.

Mund të veçojmë, gafën më virale të tij, atë të datës 1 mars 2019, në Samitin e Diasporës. Shefi i diplomacisë ndezi rrjetin duke ngatërruar vargjet e Naim Frashërit. (shih videon më poshtë).

VIDEO:

Por, në 24 orët e fundit, anëtarë të tjerë të kabinetit të Edi Ramës, kanë lëshuar disa “perla”, njëra pas tjetrës.
Ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi, deklaroi në një dalje televizive se, “vaji i palmës nuk të bën keq, pi gjithë ditën vaj palme nuk të bën keq, po të hash një kile gjalp të prodhuar në zvicër nga lopët zvicerance, të bën keq ”.

VIDEO:

Sikur mos të mjaftonte kjo deklaratë e tij, nuk kaluan shumë orë dhe kolegë të ministrit Çuçi, vijuan “garën” e gafave.

Zv.ministrja e Bujqësisë, Ermira Gjeçiu, shpreh se “Nëse përdorim allçi në djathë, atëherë djathi nuk do të pritej dot. Është ndryshe niseshte dhe ndryshe allçi”, tha ajo tek Top Show, duke lënë pa fjalë, të gjithë specialistët.

Dita e sotme u mbyll me gafën kryesore, të zëvendësministres së Arsimit, Sporteve dhe Rinisë, Lorena Haxhiu, e cila u shpreh se: “Çfarë do të korrësh, do të mbjellësh”, duke deformuar tërësisht, shprehjen popullore “ç’të mbjellësh sot, do të korrësh mot”.

VIDEO:

Sigurisht, këto gafa, nuk janë përcaktuese për personalitetin e secilit prej “gafabërësve”, por mund të themi që në Rilindje, ka një hutesë kolektive të çuditshme./ tpz.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here