Edita Tahiri ja plas live Pezës e Dudushit: Jua ka mbyll gojën Rama me shpërblime

0
8

 

Alban Dudushi dhe Alfred Peza, të ftuar në emisionin “Open”, debatuan ashpër me ish-ministren e Jashtme të Kosovës, Edita Tahiri.

Kjo e fundit tha se ideja për ndarjen e Kosovës lindi në Tetor të vitit 2016, kur Rama vizitoi Beogradin dhe mori përsipër që planin e Vuçiçit ta përçonte në Kosovë, ndërsa shtoi se ëshët e lumtur që në Samitin e sotëm të Berlinit, mori fund kjo ide “ogurzezë”.

I menjëhershëm ishte reagimi i Pezës dhe Dudushit, të cilët kundërshtuan Tahirin, duke u munduar të marrin në mbrojtje Ramën, por ish kryeministrja e Kosovës nuk u kursye as ndaj tyre, duke i quajtur “mbrojtës të verbër të Edi Ramës”.

“Ore si ka mundësi që e mbroni Ramën kaq vërvbërisht? Unë e di që ai ua mbyll gojën në mënyra të ndryshme, por më mirë heshtni dhe mos mbroni atë dhe idenë që ai mori përsipër ta çojë në politikën e Kosovës. Unë e di që e keni mendjen te shpërblimi që do merrni, por bëni mirë të më dëgjoni edhe mua. Juve u ka mbyllur Rama gojën, kurse mua jo, ndaj unë jam e lirshme të them të vërtetën, ndërsa ju përpiqeni të mbroni kryeministrin tuaj. Unë flas me burime të dorës së parë, pasi kam qenë 7 vite kryenegociatore, ndërsa ju mbroni Ramën me deklarata gazetash”, tha Tahiri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here