E papritur!!! Tahiri: Rama arrogant, ka probleme të autokracisë…

0
138

Edita Tahiri e cilësoi Edi Ramën arrogant.

Në një intervistë për RTV Ora, ajo tha se arrogancën kryeministri Rama e ka treguar edhe në raport me Kosovën.

“Shqipëria ka problemet e autokracisë dhe moszhvillimit ekonomik. 400 mijë njerëz kanë ikur nga Shqipëria.

Kur mungon perspektiva dhe mirëqenia, mendoj se edhe kjo krizë politikë ka vend dhe kjo ndikon edhe në vonesën e axhendës evropiane. Kam parë një arrogancë nga kryeministri Rama.

Nuk është një thënie që e thonë politikanët. Arrogancë ishte edhe sjellja e tij në raport me Kosovën.

Pra kjo autokraci qoftë në Beograd ku vetë Vucic është i ballafaquar me protesta, qoftë në Kosovë, Mal të Zi po tregon që Ballkani në vend që të shkonte drejt proceseve demokratike, devijoi në një autoritarizëm të panevojshëm”, tha Tahiri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here